Rama: Nesër, në SHBA, firmoset memorandumi për TEC-in e Vlorës, do jemi porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbrëmjen e sotme, ku ka njoftuar se ditën e nesërme do të nënshkruhet memorandum për TEC-in e Vlorës. Zoti Rama tha se ministrja Belinda Balluku, do ta nënshkruajë marrëveshjen me amerikanët në Houston dhe kështu porti i Vlorës do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin.

“Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës është në udhëtim për në Houston ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për futjen e Exo Mobile për TEC-in e Vlorës, që do të kthehet në një TEC për gazin e lëngshëm dhe Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin përmes kësaj aleance me amerikanët.Është një projekt i nisur me administratën e Trump dhe është ndjekur qysh në fillim dhe me administratën e re amerikane nesër konkludojmë këtë projekt. Bëhet fjalë për një kalim në një nivel tjetër në aspektin energjitik dhe për rilindjen e një tjetër gërmadhe të lënë pas nga ata që duan të vijnë prarë”, tha Rama në “Real Story”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme