Rama nga Bratislava: Ushtria serbe në kufijtë e Kosovës, fuqi të barabartë me zero. Palët të përmbyllin marrëveshjen

Politikë | 3 vite më parë

Tensionet në veri të Kosovës ishin një tjetër çështje që mori vëmendjen e samitit Globsec 2023 që po mbahet në Bratislavë.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi situatën në veri si një shfaqje të pabesueshme të politikës së brendshme, pasi sikurse theksoi ai “sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero”.

Kreu i qeverisë u shpreh se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë një marrëveshje që duhet përmbyllur, që është njohja reciproke, dhe sikurse tha ai, hezitimi i palëve ka prodhuar këtë konflikt në veri.

“Ky konflikt aty, ka një arsye e cila në këndvështrimin tim mund të ishte shmangu krejtësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetar komunash të zgjedhur me 1 %, ndërkohë që 99% ndihen të papërfaqësuar. Ka një marrëveshje qe duhet përmbyllur, njohja reciproke. Dhe ka hezitim për të arritur këtë marrëveshje që prodhon këto situata.

Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero .Është si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë, ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme, u shpreh Rama.

Kosova dhe Serbia, shtoi kryeministri, janë vetëm një hap larg përmbylljes së Marrëveshjes historike, e cila tha ai, duhet të realizohet pa luftuar me njëri-tjetrin.

“Për fat të keq, përpara se të vijë vera kemi problem në pjesën veriore të Kosovës. Nuk e di pse ndodh në verë, ndoshta se në Koosvë dhe Serbi nuk kanë det dhe kokat nxehen.

Mes Kosovës dhe Serbisë gjërat nuk kanë qenë më mirë se janë vetëm një hap larg përmbylljes së një marrëveshjeje historike.

Tani të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shohin se kjo do realizohet dhe nuk do u duhet të luftojnë më njëri-tjetrin dhe kjo ndoshta shkon kundër inercisë së tyre, të nevojë për të luftuar.

Kjo është perspektiva”, u shpreh Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme