Rama nga Mallakastra: Qeverisja e PS me atë të PD-së, ndryshon si dita me natën!

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, ka vazhduar fushatën zgjedhore në Mallakastër, ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, Qerim Ismailajn. 

Zoti Rama u tha qytetarëve se në qershor do të marrë fund problematika me ujin e pijshëm, pasi në qershor të gjitha banesat do të furnizohen 24 orë me ujë. 

“Me vendosjen e sahateve të rinj që kanë filluar, nga qershori do të fillojë të sjellë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja ujësjellësi i ri. Një kërkesë e kahershme, por më në fund edhe kjo e plotësuar”, tha kryeministri Rama.

Ai premtoi ndërkaq edhe investime në infrastrukturë.

Duke u bëri thirrje qytetarëve që të 14 maj të shkojnë në kutitë e votimit dhe të hedhin votën për socialistët, zoti Rama tha se qeverisja e PS me atë të PD-së, ndryshon si dita me natën. Ai tha se sa herë që demokratët kanë marrë pushtetin, si atë vendor edhe atë qendror, kanë treguar se e çojnë vendin mbrapa. 

“Historia 30 vjeçare duhet të na i ketë mësuar disa gjëra. Sa herë u është dhënë mundësia të marrin në dorë fatet e një vendi, gjithmonë, vendi, bashkia, komuna kanë bërë mbrapa. Sa herë na është dhënë neve mundësia kanë bërë para” tha kryeministri. Ne mund të bëjmë më shumë, ne nuk i kemi bërë të gjitha mirë. Por të krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën”, tha Rama.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme