Rama nis fjalimin e tij në Kongresin e PS

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama ka nisur fjalën e tij në kongresin e PS, duke nënvizuar krenarinë që qeveria socialiste ja doli në përballjet me sfidat që u përball vendi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë. 

Kryeministri tha se krizat me të cilat u përball Shqipëria shërbyen si gjenerator për energji të reja për PS dhe qeverinë e saj.

Zoti Rama tha se situata duhet të përballohet nga të gjithë, por më shumë duhet të paguajnë ata që kanë më shumë dhe jo ata që kanë më pak.

Për të gjithë ka nisur një jetë e re shumë më e mirë se para katastrofës që përfshiu vendin. “Jam krenar si socialist ! Shtëpi falas për ata që ngelën pa strehë!” tha kryeministri.

Duke folur për arritje fusha të ndryshme zoti Rama tha se ai dhe qeveria e tij ishin krenar për rezultatet. Ai premtoi se Shqipëria do të dali edhe më e fortë pas gjithë këtyre zhvillimeve, ndërsa tha se PS do të jetë partia e të gjithë shqiptarëve. “Nuk ka asnjë tjetër në këtë vend që ta mbajë këtë detyrim!” tha zoti Rama. “Është frikshëm detyrimi ynë” përsëriti ai.

Zoti Rama bëri thirrje që PS të bëhet një katalizator vlerash për të gjithë. 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme