Rama: Nivel europian i shërbimit laboratorik me aplikimin e teknologjisë së avancuar

Sociale | 3 vite më parë

Në Shqipëri ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë rregulloren aktuale të laboratorëve dhe zhvillimin në perspektive. Në vemendje janë standardet që këti institucione duhet të plotësojnë, në mënyrë që qytetarët të kenë garanci, që, të gjitha analizat që ata kryejnë, të jenë sipas  standarteve më të lartë të cilësisë.

Kryeministri Edi Rama solli pasditen e së enjtes në rrjetet sociale pamje nga Laboratori i ri Klinik-Biokimik dhe Mikrobiologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që punon me standarde moderne.

“Aplikimi i teknologjisë të avancuar me standardet ndërkombëtare në laboratorët mjekësorë të QSUT-së si dhe në 17 njësitë e rrjetit të laboratorëve publikë, ka mundësuar ofrimin e një niveli europian të shërbimit laboratorik për pacientët tanë, standard, të cilin synojmë ta unifikojmë në të gjithë rrjetin e laboratorëve në vend, si publikë, ashtu edhe privatë”, u shpreh Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Standardizimi i protokolleve si në strukturat shëndetësore publike, ashtu edhe ato jopublike, synon rritjen e standardit dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme