Rama: PD i mori paratë Putinit pasi bashkoi votat me Rusinë në KiE kundër UÇK! Çështja vazhdon edhe me PL

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, i është rikthyer edhe njëherë çështjes së financimit rus të PD-së, duke akuzuar se paratë u morën pasi ata bashkuan votat me partinë e Vladimir Putin në Këshillin e Europës për të ngritur akuza “monstruoze” për UÇK-në.
Duke paralajmëruar se historia e financimit rus në PD është më e thellë se kaq, Rama shtoi se kjo çështje vazhdon edhe me Partinë e Lirisë (PL) që me ironi e quajti “partia e lekut”.
“Historia e rublave është më e thellë se kaq, më e thellë se çadra, më e thellë se zjarri që i vutë kutive të votimit, pse ja dhanë ata paratë? Ajo që dimë është kushti për të bashkuar votat me qeverinë e Putinit në Këshillin e Europës. Pse i bashkuat ju votat me rusët për të ngritur akuzën më monstruoze për UÇK? Dhe pasi bashkuat votat atje, ju erdhën paratë këndej. Kaq dihet, por kjo është diçka që vazhdon dhe jo vetëm te partia me vulën e humbur por edhe te PL ‘partia e lekut’”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




