Rama: Për syrin e “Le Figaro”, Shqipëria padiskutim destinacioni i kësaj vere

Sociale | 3 vite më parë

Kryeministri, Edi Rama ka sjellë në vëmendje një tjetër shkrim për turizmin në vendin tonë, kësaj rradhe nga media franceze “Le Figaro”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se për syrin e kësaj medie, Shqipëria është padyshim destinacioni i kësaj vere duke përshkruar vende  jo vetëm për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura apo dhe sitet kulturore.

“Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është padiskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo”, shkruan Rama krahas shkrimit.

“Nga mbetjet e lashta të qyteteve mijëravjeçare e deri te hapësirat e ruajtura natyrore, është një parantezë ideale për një qëndrim konfidencial”, kështu e ka nisur përshkrimin për vendin tonë media franceze “Le Figaro” ndërsa përmend edhe disa qytete apo vende që medoemos duhen vizituar në Shqipëri.

Shqipëria po mbyll sezonin më të suksesshëm në histori sa i përket turizmit. Numri i shtetasve të huaj, ka kaluar çdo pritshmëri duke shënuar numrin më të madh ndër vite. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme