Rama publikon pamjet: Spiali i ri intern në korpusin spitalor të Traumës, drejt përfundimit

Spiali i ri intern në korpusin spitalor të Traumës është drejt përfundimit. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamjet në rrjetin social Facebook.
Ky spital i ri intern do të shërbejë për mjekësinë e brendshme dhe sikurse thotë kreu i qeverisë “do të bëni për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar”.
“Mirëmëngjes dhe me Spitalin e Ri Intern ne korpusin spitalor te Traumes tani drejt përfundimit, rindërtuar me standardet më të mira do të shërbejë për mjekësinë që është e brendshme dhe do të bëni për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës është një tjetër investim në kantierin e shëndetësisë. “Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe ura lidhëse që po ndërtohet është një tjetër investim që vijon me ritme shumë të mira në kantierin e shëndetësisë, që nuk ndalet nga veriu në jug”, ka deklaruar Rama në janar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




