“Rama s’më pagoi, fotot e Bashës i zhduka”! Nard Ndoka: Më mirë gjysh sesa prind

Nard Ndoka erdhi këtë të diel në programin e Ermal Peçit “Më prit në fundjavë”. Ashtu siç pritej intervista me të ishte me doza të larta sinqeriteti e humori.
Teksa gjatë programit u luajtën disa piktura të kryeministrit mbi letrat shtetërore, Ndoka zbuloi një detaj të pathënë për publikun. Rama paska pikturuar edhe mbi një shkresë zyrtare të Nard Ndokës kur ishte ministër, madje kjo pikture me shkresën e firmën e tij ndodhet edhe në një ekspozite
“Ka pikturuar edhe një shkresë me një kërkesë timen si ministër. E vendosi edhe në Gjermani, në një ekspozitë, s’më ka paguar as për të drejtat e autorit”, vijoi me shaka Ndoka.
Duke krahasuar liderat politikë, ai tha se ka bashkëpunuar me të gjithë për moralet që e udhëheqin ndërsa veçon Berishën si burrë shteti. Në studio u vendos një foto e tij me Bashën dhe reagimi i tij erdhi i menjëhershëm:
“Ku e keni gjet, i kam zhdukur fotot me të. E besova por doli jashtë çdo parashikimi. Ai është sot jashtë çdo mundësie politike”, shtoi Ndoka.
Në kujtimet familjare ai u emocionua me fotot e rinisë dhe dasmës ndërsa shtoi se po shijon shumë statusin si gjysh, aq sa e veçon më shumë sesa vet prindërimi.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




