Rama: Spitali i ri i Krujës do të zgjerojë kapacitetet e pritjes me standarde bashkëkohore

Politikë | 3 vite më parë

Vazhdon me intensitet puna për rilindjen e spitalit të ri në qytetin e Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, i cili pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamjet nga kantier i punimeve që sipas tij, ky spital i ri do t’u ofrojë qytetarëve shërbime me kushte bashkëkohore.

“Vijon puna për rilindjen e spitalit të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ku po zgjerohen kapacitetet e pritjes, vizitave dhe shtrimit të pacientëve, duke iu ofruar në këtë mënyrë qytetarëve një sërë shërbimesh shëndetësore me kushte bashkëkohore, si në patologji, pediatri, shërbimin e obstetrikë gjinekologjisë, të kirurgjisë, radiologjisë, në fizioterapi si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore”, u shpreh Kryeministri.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretër, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në Spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e Poliklinikës. Aktualisht të gjitha shërbimet e Spitalit e Krujës janë transferuar në godinën e Maternitetit dhe në Qendrën shëndetësore të qytetit.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme