Rama takim me Nuland: Folëm për agresionin iranian dhe “Ballkanin e Hapur” si platformë paqeje

Kryeministri Edi Rama është takuar me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland gjatë qëndrimit të tij në New York.
Sulmi kibenertik i Iranit ndaj Shqipërisë dhe mbrojta kibernetike si dhe nisma “Ballkani i Hapur” si platformë paqe në rajon ishin pjesë e diskutimeve mes Ramës dhe Nuland.
Gjithashtu biseda është fokusuar edhe në çështjet kryesorë që po përballet bota me krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë, por edhe me investimet strategjike që do të bëhen në Shqipëri.
“Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjetike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama ndodhet New York si pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më herët ai është takuar edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




