Rama takohet me ministrin turk: Një prej mendjeve më të mprehta që kam njohur në arenën ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga takimi në Kryeministri me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan.
Kreu i qeverisë deklaron se Fidan është një prej mendjeve më të mprehta që ka patur privilegjin të njohë në arenën ndërkombëtare.
“Kryeministria – Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Ditën e hënë (29 janar) ministri Fidan u takua edhe me homologun e tij, Igli Hasani, ku në qendër të diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve sociale dypalëshe mes dy vendeve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në hapat konkretë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




