Rama takon zyrtarin e lartë amerikan, O’Brajen: Në vigjilje të Samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhen sonte në Shkup në kuadër të Samitit që do të mbahet ditën e nesërme me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së e BE-së.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajen (James O’Brien).

“Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Darka joformale është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në fokus të këtij Samiti do të jetë edhe temat për rajonin, si stabiliteti dhe siguria.

Gjithashtu pritet të jetë i pranishëm në Shkup dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media në orën 09:00.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme