Rama të hënën në Paris pritet nga Makroni

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit të hënën për tu takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar orën 13:20 për takimin dy palësh. Sipas disa mediave pas këtij takimi Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.
Ende nuk është publikuar axhenda e bisedimeve, por mendohet që problemet e integrimit do të jenë në tryezë. Franca ka qenë ndër pak vendet që ka vendosur “veton” duke bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.
Takimi i fundit dypalësh mes zotit Rama dhe zott Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018. Më pas ata janë takuar pas një ftese të kancelares Merkel në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




