Rama thirrje sipërmarrësve italianë: Shqipëria një vend për të investuar dhe për tu rritur sebashku!

Aktualitet | 4 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve italiane të investojnë në Shqipëri, si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit mes dy 
vendeve.

Duke folur në Forumin e Sipërmarrjes italiane në Tiranë, zoti Rama kujtoi se mes dy vendeve egziston një lidhje e ngushtë dhe shumë e 
rëndësishme. “Nuk është rastësi fakti që Italia është këtu që nga çaste e para të ndryshimeve në Shqipëri dhe i ka sjellë asaj shumë përfitime në nivelin politik, por edhe në atë ekonomik” tha ai.

Kryeministri shqiptar kujtoi se rreth 5500 sipërmarrje italiane janë në Shqipëri. Ai tha se ato i kanë të gjitha mundësitë për tu zhvilluar, por 
edhe përfaqësuar një shembull të rëndësishme për ata që duan ta shikojnë Shqipërinë si një vend për të investuar dhe për tu rritur sëbashku.

Për Presidentin e Dhomës së Tregtise Antonio Nidoli janë të shumtë sektorët të cilët mund të kontribuojnë në marrëdhënien mes dy vendeve.
“S hqipëria është sot një vend tërësisht i transformuar ndër vite dhe është gati për të pritur investimet e reja italiane në veçanti në sektorin 
bujqsor, infrastrukturor, logjistik dhe energjitik” tha zoti Nidoli. “Shqipëria është porta e Ballkanit dhe është pikërisht ky rajon tregu i së 
ardhmes sepse është një treg në zhvillim dhe që ka shumë nevojë për produkte dhe shërbime dhe që Italia mund ta ofroje. Ndaj duhet të punojmë sëbashku për të konsoliduar të ardhmen sociale dhe ekonomike” tha Presidentin e Dhomës së Tregtise Antonio Nidoli.

Forumin Italian i Eksportit, u mbajt në Tiranë pas zhvillimeve të suksesshme në Dubai, Nju Jorku, Milano dhe San Marino. Bëhet fjalë për një mision istitucional biznesi i përbërë nga sipërmarrës dhe institucione që janë kryefjalë e markës “Made in Italia” në nivel ndërkombëtar. Iniciatorët e forumit thonë se ai ka si synim vendosjen e urave të bashkëpunimit të ndërsjellë midis bizneseve dhe rritjen e shkëmbimit tregtar midis dy vendeve që karakterizohen nga një marrëdhënie gjithnjë e më e ngushtë ekonomike, sociale dhe kultorore.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme