Rama uron presidentin e Azerbajxhanit për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të ndihmoj në hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alyiev,  pas fitores në zgjedhjeve të zhvilluara sot.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur President Ilham Alyiev, për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara”, shkruan në platformën e tij “X” Kryeministri Rama.

 Gjithashtu Rama shkruan se, “mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”

Në Republikën e Azerbajxhanit këtë të mërkurën u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Ku në garë ishin shtatë kandidatë.

Votimi u zhvillua në 6 537 qendra votimi në 125 zona zgjedhore, duke përfshirë 6 319 qendra votimi të përhershme dhe 218 qendra votimi të vendosura në ambasadat e Azerbajxhanit, konsullatat e përgjithshme dhe përfaqësitë e përhershme jashtë vendit, njësitë ushtarake, objektet mjekësore në sanatoriume, në anije që lundrojnë nën flamuri kombëtar i vendit në detin Kaspik dhe në ujërat ndërkombëtare.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme