Rama vizitë në Berlin, takime me deputetët e forcave politike në Bundestag

Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ndodhet për një vizitë në Berlin. Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka zhvilluar bashkëbisedime me krerë të grupeve parlamentare, të Social-Demokratëve dhe Kristian Demokratëve dhe me kryetrin e CDU-së Friedrich Merz.
Biseda u fokusua në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare, si dhe të bashkëpunimit në tërësi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, por edhe atë rajonal, në kontekstin edhe të një situate të re gjeopolitike, për shkak të luftës në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e axhendës së reformave, si dhe vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Me Rolf Mützenich, kryetar i grupit parlamentar dhe drejtues të tjerë të SPD. Përpara drekës së punës në Bundestag me kryetarin e CDU, Friedrich Merz”, shkruan Rama në Facebook teksa ka publikuar dhe foto gjatë takimeve.
Kryeministri ndodhet në Berlin me ftesë nga fondacioni Korber-Shtiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




