Rama vizitë në Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima: Historia këtu është unike

Politikë | 4 vite më parë

“Një vizitë të paharrueshme që do e mbajë mend gjithmonë” ishin fjalët e kryeministri Rama gatë vizitës së tij në Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima, ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë.

Rama e cilësoi këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin, ndërsa tha se e gjithë bota duhet të shohë këtë dëshmi që është më e fuqishme se 1000 lexime historie.

“Është padyshim një përvojë e mahnitshme vizita në vendin tuaj dhe të njohësh nga afër njerëzit tuaj të mrekullueshëm.  Në Japoni, kjo është pika kulmore e vizitës tonë. Është tejet e rëndësishme sepse është një përvojë e veçantë humanizmi dhe për krejt njerëzimin. Unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë të gjithëve si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. As nuk mund të imagjinohet të luhet me armët bërthamore, ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve. Nuk duhet njeri të guxojë as të çojë në mend të kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore.

Unë jam i nderuar që vizitoj këtë vend që ka vuajtur dhe ka një histori unike. Për mua personalisht, do të jetë diçka që do ta kujtoj dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez.

Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm, të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë, unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin e ta vizitonin këtë vend sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri vlen më shumë se një mijë faqe lexime historie”, tha Rama.

Kryeministri në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Kjo është dita e 4-ët e vizitës së tij në Japoni në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme