Raporti i DASH/ Arben Ahmetaj: Manual shumë i rëndësishëm pune për qeverisjen

Politikë | 5 vite më parë

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, është ndalur te raporti i DASH për të cilin deklaroi se është një manual shumë i rëndësishëm pune për qeverisjen.

Ahmetaj u shpreh se raporti ka anë positive dhe të kritikave, ndërsa shton se ka një element thelbësor që është reforma në drejtësi.

Fjala në Kuvend e Arben Ahmetajt:

Do ta filloj me raportin e DASH, është një nga raportet më të rëndësishme për ne si qeveri, si mazhorancë, nga më të detajuarit dhe të përgjegjshmit, një manual shumë i rëndësishme pune për qeverisjen.

I referohemi raportit me përgjegjshmëri. Konkluzionet tona të cilat dalin të maturuara, praktikisht janë të reflektuara në raportet vjetore të departamentit me përmirësime të dukshme në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe në të gjitha aspektet e tjera të jetës.

Raporti sigurisht ka anë pozitive dhe të kritikave. Besoj ka një element të rëndësishëm që është reforma në drejtësi, që ju jeni të detyruar ta votoni, të detyruar.

Kjo i shërben vendit për të përmirësuar qeverisjen dhe jetën e qytetarëve! Ça bën qeveria? Është e përgjegjshme për të përballuar krizat dhe rekordet i ka të shkëlqyera.

Si në rastin e tërmetit, mbi 40 mijë familje janë mbështetur, janë 15 familje që marrin shtëpi të reja falas. Më gjeni një proces në botë që e bën këtë, jemi vend në zhvillim me probleme por ia dolëm.

Nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Për më tej pandemia, statistikat tuaja s’kanë lidhje me ato zyrtare. Vijmë tek pushtimi i Ukrainës, sot shtete të zhvilluara Gjermania apo Suedia që kanë probleme me furnizimin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme