Raporti i FMN, Basha: Qeveria të japë më shumë ndihmë financiare për familjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sot pas publikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Përmes një reagimi në “Facebook”, zoti Basha shprehet se “raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”. “Raporti thekson: ‘Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor’. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët”, nënvizoi lideri demokrat Basha. Basha theksoi se “qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë”. “Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




