Raporti i INSTAT, Shqipëria rezulton me 2.761.785 banorë në fillim të 2023

Një raport i fundit i INSTAT i publikuar të premten, bën të ditur se më 1 janar të këtij viti, Shqipëria rezulton me 2.761.785 banorë.
Kjo është një rënie 1,1 %, krahasuar me 1 janar 2022.
Gjatë vitit 2022 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje.
Numri i imigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona: 51,9 % më shumë, krahasuar me një vit më parë.
Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5 % më shumë, krahasuar me vitin 2021.
Sipas të dhënave të INSTAT mosha mesatare e popullsisë u rrit në 38,2 vjeç, nga 37,6 vjec që ishte në janar të vitit 2021.
Popullsia është përqendruar më së shumti në Tiranë, Durrës dhe Fier. Tirana ka 32,9% të popullsisë totale dhe më pas Durrësi me 10,4% të popullsisë dhe Fieri me 10.0% të popullsisë.
Gjatë vitit të fundit Tirana ka pësuar një rritje të popullsisë prej 0.8%, ndërsa qarqet e tjera si Gjirokastra, Dibra dhe Berati kanë pësuar uljet më të mëdha të popullsisë.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




