Raporti i OKB-së: Rripi i Gazës tani i pabanueshëm

Botë | 3 vite më parë

Situata e zymtë që mbizotëron në Rripin e Gazës përshkruhet në një raport të OKB-së, ku thuhet se më shumë se gjysma e ndërtesave janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht dhe enklava  palestineze tani është “e pabanueshme”.

Dhjetëra miliarda dollarë do të duhet të shpenzohen për ta bërë brezin e ngushtë të tokës përsëri të jetueshëm, thekson një raport paraprak nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Studiuesit e Agjencisë vlerësuan shkallën e shkatërrimit bazuar kryesisht në fotot satelitore me rezolucion të lartë, duke krahasuar imazhet e para 7 tetorit me ato pas, pasi Izraeli filloi të godiste pa pushim Rripin e Gazës si hakmarrje për ofensivën e paprecedentë të Hamasit në territorin e tij.

Mbledhja e të dhënave për raportin u ndal në fund të nëntorit, rreth dy muaj pas shpërthimit të konfliktit. Deri atëherë, 37.379 ndërtesa, ose afërsisht 18% e totalit në Rripin e Gazës, ishin dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga operacioni ushtarak.

Që atëherë, fotografitë satelitore tregojnë se shkatërrimi është dyfishuar. Të dhënat e reja tregojnë se 50% e strukturave të ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht.

“Rripi i Gazës aktualisht është i pabanueshëm”, nënvizoi raporti./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme