Raporti i PISA-s, psikologu veçon rolin e familjes për ecurinë në shkollë

Sipas raportit të “PISA 2022” është vërejtur më pak përfshirje e prindërve në progresin e fëmijëve në krahasim me vitin 2018.
Sipas psikologut Altin Nika, shqetësues është fakti i uljes së intersit të prindërve për të ndjekur femijët e tyre në shkolla.
“Prindërit janë duke e humbur interesin për ndjekjen e fëmijëve të tyre në shkolla qoftë në aspektin edukativ siedhe atë sjellor. Po vëmë re një shkëputje të këtij raporti fëmi-prind që është garancia i një edukimi të shëndetshëm”, shprehet Nika.
Ndërsa bashkëpunimi mësues-prindër është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor.
Publikimi i rezultateve të testit “PISA 2022” tregon në përgjithësi një rënie të paprecedentë të performancës së nxënies në të gjithë vendet ku u bë ky testim , krahasuar me vitin 2018.
Ndërsa shqetësues mbetet fakti që prindërit sot kanë hmbur interesin tek fëmijët për mbarëvatjen e tyre në shkolla.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




