Raporti i “UN Women”: Shqipëria e pesta në botë me më shumë gra ministre

Shqipëria është vendi i 5 në botë që ka më shumë gra në poste ministrore. Kjo bëhet e ditur në një raport të “UN ëomen” mbi “Gratë në politikë 2021”, Shqipëria renditet kështu mes 13 vendeve në botë, ku 50 për qind, apo më shumë e ministrave, janë gra.
Raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2021, tregon se Shqipëria 56,25% të grave në poste ministrore rënditet menjëherë pas shteteve si Suedia me (57.1%), Belgjika (57.1) dhe Austria (57.1). Vendin e parë e mban Nicaragua, një shtet i Amerikë Qendrore me 58.8%. Sa i përket posteve në parlament Shqipëria renditet e 54, mes 36 vende, nga 122 në total.
Sipas publikimit, pavarësisht numrit në rritje të grave që mbajnë poste të larta në politikë, pabarazitë gjinore vijojnë të jenë të përhapura në shumë vende të botës, ku ende shumë pak gra janë në poste drejtuese.
Progresi i grave që mbajnë poste në ministri është ngadalësuar, me vetëm një rritje të vogël nga 21.3% në vitin 2020, në 21.9% në vitin 2021. Vlen të theksohet se një pjesë e madhe e shteteve kanë filluar të kenë si lidere drejtuese gratë, duke filluar me Angela Merkel, Jacinda Ardern, Sara Marin apo zgjedhja e Kamala Harris, gjë që tregon se ndryshimi i historisë është shumë afër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




