Raporti: Një në tre të moshuar duan kujdes afatgjatë

Një në 3 të moshuar në vendin tonë ka nevojë për kujdes afatgjatë .5% e tyre kërkojnë intensiv ndërsa 95% kanë nevojë për disa orë përkujdesje në ditë. Të dhënat i përkasin raportit më të fundit mbi qasjen e shërbimeve në kujdesin afatgjata në Shqipëri hartuar nga ekspertët e geriartrisë.
Alban Ylli thotë se barra e moshimit në Shqipëri ka shkuar në 22% nga 11% që ishte 10 vite më parë dhe trendi pritet të kapë 33%, çka përkthehet më shumë të moshuar se persona në moshë pune. Kjo do të thotë se shteti duhet të përgatitet me urgjencë të identifikojë ku dhe si janë nevojat e të moshuarve.
Shqipëria nuk është ende gati për kujdes rezidencial ndaj formalizimi i kujdestarit duhet të zyrtarizohet me ligj.
Raporti nënvizon nevojën e reagimit të sistemit shëndetësor dhe pushtetit lokal për nevojat afatgjata të të moshuarve në Shqipëri , për të cilët familja mbete baza ku ata gjejnë zgjidhje.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




