Rashford besnik i Manchester United, refuzon milionat e PSG

Marcus Rashford nuk dëshiron të largohet nga Manchester United. Konfirmimi erdhi nga “The Sun”, që shpjegoi se futbollisti anglez nuk ka ndërmend të largohet, aq sa hodhi poshtë ofertat e marra nga Paris Saint Germain.
Klubi francez shihte te sulmuesi zëvendësuesin ideal të Mbappe, që në fund të sezonit do të bashkohet me Realin e Madridit.
Gjigantët francezë bënë një përpjekje për të nënshkruar me 26-vjeçarin në vitin 2022, por nuk arritën ta joshin atë, pavarësisht se ofruan një pagë me vlerë 400,000 paund në javë. As oferta e pak ditëve më parë, nuk ka bindur sulmuesin, që synon që të vazhdojë gjatë aventurën e tij me “djajtë e kuq”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




