Rashford i dehur, hodhi 12 mijë euro në dysheme

Një zbulim i ri për rastin Rashford e fut në telashe edhe më shumë sulmuesin e Manchester United. Faktet: anglezi thotë jam i sëmurë para ndeshjes së FA Cup, por është një justifikim. Ai është parë në Belfast me një mik në një klub nate. Një natë e mirë që bëri që drejtuesit e Djajve të Kuq t’i vendosin një gjobë të rëndë, 760 mijë euro (baraz me rrogën e 2 javëve).
Sarah Adair, vajza 30-vjeçare që i shërbeu Rashford-it në barin e klubit të natës, shpjegoi për “Sun”: “Në një moment ai ishte aq i dehur sa mori çantën, e lëshoi dhe të gjitha paratë i ranë gjithashtu. Ishin të gjitha prerje 20 stërlina. Mendoj se kishte midis 8,000 dhe 10,000 në para të gatshme (rreth 12,000 €). Më pas ai goditi murin, më duhej ta merrja dhe ta vendosja në shtrat rreth orës 3 të mëngjesit”.
“Ai ishte i veshur plotësisht dhe supozoj se i ka rënë të fikët ashtu. Ai as nuk u fut nën mbulesë. Konsumoi tekila dhe kokteje”.
Adair vazhdon: “Nuk jam e habitur që humbi stërvitjen duke pasur parasysh se sa vonë shkoi në shtrat dhe sa kishte pirë. Ai duhet ta dinte se nuk do të ishte i aftë për të luajtur futboll”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




