Real Madrid, goli i Mariano nuk mjafton, 1-1 me Villarreal

Spanjë | 6 vite më parë

Pa disa lojtarë kryesorë, Real Madrid humbet takimin me fitore për të dytën herë radhazi në La Liga. Pas humbjes 4-1 përballë Valencias, vjen 1-1 me Villarreal. Të besuarit e trajnerit Zidane arritën të shënojnë që në fillim të takimit me anë të Mariano. Një top i krosuar nga Carvajal është shfrytëzuar maksimalisht nga sulmuesi i Blancos, i cili ka goditur bukur me kokë dhe 1-0.

Por në minutën e 76-të është Moreno që ka vendosur barazpeshën nga pika e bardhë e 11-metërshit. Një aksion nga e majta e sulmit dhe Chukwueze është penguar në mënyrë të parregullt nga portiere i Realit. Gjyqtari nuk ka hezituar të tregojë pikën e bardhë dhe Moreno ka shënuar golin me vlerën e një pike.

Reali ndodhet në kuotën e 17 pikëve në klasifikim(5 fitore, 2 barazime, 2 humbje) dhe në mesjavë e prêt sfida Champions kundër Interit. Villarreal ndodhet në kuotën e 19 pikëve(5 fitore, 4 barazime, 1 humbje).

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme