Real Madrid ndizet në finale

Spanjë | 4 vite më parë

Real Madrid mbetet në krye të klasifikimit në La Liga falë fitores 3-1 ndaj Sevillas. Edhe një herë, ndryshimet e bëra në pjesën e dytë nga Carlo Ancelotti ishin vendimtare. Skuadra vendase e nis shumë mirë dhe pas vetëm 5 minutash lojë zhbllokoi ndeshjen me Modric. Blancos  janë përsëri të rrezikshëm me Alaba në 19′ dhe me Vinicius Junior në 25′. Sevilla përpiqet të përgjigjet me Lamelën, por në pjesën më të madhe lufton për të kaluar gjysmën e saj të fushës. Në finale të pjesës së parë, përsëri Modric përpiqet të gjejë dopietën personale.

 Në pjesën e dytë shohim një Sevilla të re: miqtë shtyjnë dhe rezultati barazohet në minutën e 54-të. Montiel me një kryevepër të vërtetë i shërben Erik Lamelës që mund Courtois. 1-1 në Santiago Bernabeu. Ancelotti ndryshon dhe nga pankina në minutën e 82-të fut Lucas Vazquez. Spanjolli është vendimtar vetëm dy minuta pas hyrjes së tij në fushë.

Një kundërsulm i shpejtë nga vendasit me Asensio që bashkëpunon me Vinicius, i cili nga ana e tij i shërben Vazquez: ballë për ballë me Bono nuk gabon. Reali kthehet në epërsi. Dy minuta më vonë është Valverde ai që firmos për 3-1. Real Madrid mund të festojë në bilbilin e fundit dhe me tri pikët e fituara përkohësisht shkon në +6 ndaj Barcelonës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme