Real Madrid, shefat e Champions-it

Spanjë | 4 vite më parë

Kur thua Champions League, ke thënë real Madrid. Shrkuajnë pikërisht kështu media të ndryshme sportive pas kualiafiimit te Real-it mbrëmjen e së mërkurës në Champios League duke dërguar Liverpool-in në shtëpi , pa ansjë përpjekje për të bërë përmbysjen e madhe.

Karim Benzema shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 78-të duke e vulosur sfidën përballë “The reds” “Më pëlqeu skuadra. Në nivel psikologjik është mashtrim. Ne patëm një epërsi prej tre golave dhe nuk e kemi ulur shpejtësinë në gaz”, ka thënë fillimisht Ancelotti. “Mendoj se luajtëm dhe ia dolëm mirë. Është ndeshja që donim. Unë e dua Milanin në finale, jo në çerekfinale”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

E ndërsa koha duket sikur ka ndalur për Karim Benzema që mban mbi supe 25 vite. “Ishte një ndeshje e komplikuar ndaj një rivali të fortë. Por, që nga fillimi demonstruam se donim të shkonim tutje”, deklaroi fituesi i “Topit të Artë”.”Çerekfinalja? Janë të gjitha  skuadra të mira, në këtë nivel mendoj se nuk ka ekipe të vogla. Do të shohim se me kë do të  na vendosë shorti perballë”, përfundoi  ish-përfaqësuesi francez, i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

E sigurisht Reali ishte kryefjale e të përditshmeve sportive në Spanjë dhe jo vetëm. “AS” mengjesin e së enjtes shkruan “Për diçka është Kampion (duke i’u referuar Benzemase) Madridi ishte shumë superior ndaj Liverpool-it duke u kualifikuar në të katërtat e Champions League. Recitali i Kross dhe goli i Benzemas, Ancelotti: Milanin e dua ne finale e ndërsa nga ana tjetër Marca bashkangjitur me një foto të skuadrës madrilene shkruan “Shefat e Chanpionsit”.

E ndërsa L’Equipe faqen e pare ja kshton Benzema duke shkruar “ futbolli nuk gënjen”. S.M.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme