Reali e bën dramë: humbet Hazard, mundet nga Alaves

Spanjë | 6 vite më parë

Real Madrid përsëri në versionin e vjetër në La Liga, përsëri i mbytur, rënia është totale. Skuadra e Zidane ka pësuar një humbje shokuese, 1-2 përballë Alaves, që duhet pranuar se është treguar i kursyer, mund të kishte shënuar më shumë. Një lojë apatike e madrilenëve, pa qartësinë e duhur, që pësojnë gol që në minutën e 5-të të takimit. Perez kthen në gol një 11-metërsh.

Kur duhej një reagim, vjen goditja tjetër për skuadrën e Zidane, dëmtohet Hazard pa u mbushur gjysmë ore lojë, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë i pranishëm në sfidën Champions në mesjavë. Gjithsesi, verdikti më i plotë do të jepet gjatë ditës së diel.

Fillimi i pjesës së dytë sjell një tjetër goditje, një veprim i gabuar i portierit Courtois, i ka dhënë mundësinë Joselu të dyfishojë për Alaves. Në minutën e 86-të, pas një rrëmuje në zonën e Alaves, Casemiro ka arritur të ngushtojë diferencën, por vetëm kaq. Alaves reziston deri në fund dhe arrin të marrë tri pikë në “Alfredo Di Stefano”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme