Reali rikthehet te fitorja, 2-0 në fushën e  Cadiz

Spanjë | 4 vite më parë

Real Madrid harron humbjen me Villarreal dhe, me La Ligën tashmë të përfunduar, po i afrohet sigurimit të vendit të dytë falë fitores 2-0 në Cadiz. Në pjesën e parë, Benzema humbi dy raste, duke goditur traversën nga disa hapa në të dytën, më pas ishte Rodrygo që për pak sa nuk kaloi në epërsi për djemtë e Ancelottit. Goli i 1-0 erdhi me një goditje nga distanca të Nacho Fernandez, i cili shënoi në minutën e 72-të. Katër minuta më vonë, ishte radha e Asensio për të dyfishuar epërsinë e tij me një gjuajtje me të majtën në këndin e poshtëm nga brenda zonës.

Dyfishimi mbylli përfundimisht ndeshjen, me Real Madridin duke u ngjitur në 62 pikë. Tani ata janë pesë pikë larg rivalëve të qytetit Atletico Madrid, në pritje të përgjigjes së Colchoneros kundër Almerias. Tani, Ancelotti mund të përqendrohet në rikthimin në Londër kundër Chelsea, që vlen gjysmëfinalen e Champions League kundër City ose Bayern. Një nokaut i parashikueshëm, por edhe i rëndë për Cadiz, i cili tani rrezikon të kthehet shumë pranë zonës së rënies: Valencia, e treta nga fundi me -4, ka një ndeshje më pak.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme