Reforma Zgjedhore- Ambasadori i BE: Procesi të jetë gjithpërfshirës, konstruktiv dhe të reflektojë realitetin politik

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar nga Durrësi se dëshiron që procesi për Reformën Zgjedhore të jetë gjithpërfshirës, konstruktiv dhe që të reflektojë realitetin politik në vend.
Në një deklaratë për medias gjatë një aktiviteti në Durrës, Gonzato u shpreh se “Unë e di që ka disa përpjekje të cilat po bëhen në parlament pikërisht për të arritur disa reforma në vend. Dhe kryetari I komisionit të zgjedhjeve e ka bërë të qartë që këto janë zgjedhje të cilat ne besojmë se do të zgjidhen”.
Sa i përket punës për reformën zgjedhore, në datat 13-14 mars mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e OSBE-ODIHR, të cilët do të punojnë bashkë me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për draftin përfundimtar të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të diskutuar gjetjen e zgjidhjeve, lidhur me çështje si metodologjia për votën e diasporës, herësin apo propozimet e tjera të partive politike për ndryshimin e zonave zgjedhore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



