Reforma Zgjedhore dhe mbështetja ndaj SPAK, Basha takon Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi të mërkurën Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në takim, Basha theksoi se, Reforma Zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete të PD-së.

“Diskutuam mbi prioritetet e Partisë Demokratike, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë”, shkruan Basha në platformat sociale.

Për këtë arsye, thekson Basha, PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Përmes propozimeve për Reformën Zgjedhore PD synon t’i japë qytetarëve të drejtën t’i zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura. Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë ti kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe ti japim fuqi zërit të tyre”, nënvizoi Basha.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme