Reforma Zgjedhore, PE rekomandon përfshirjen e “gjithë zërave nga opozita”

Parlamenti Europian ka kërkuar të forcohet dialogu politik dhe që opozita shqiptare të përfshihet në punimet për Reformën e ardhshme Zgjedhore.
Komisioni i Stabilizim-Asocimit miratoi të hënën rekomandimet për Shqipërinë, duke mos i shmangur as kritikat se si ka vijuar jeta politike në vend.
Në dokumentin e Brukselit theksohet nevoja për konsensus ndërpartiak dhe shtysa të tjera për të adresuar detyrat e lënë më herët nga OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecies për garat elektorale.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, konfirmoi për Radiotelevizionin Shqiptar se “rëndësi kryesore ka përfshirja e gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore, për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse… për të forcuar kulturën parlamentare demokratike dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.“
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



