Refuzoi kërkesën e Zelenskit për të dhënë dorëheqjen, Kremlini monitoron situatën rreth Zaluzhny

Botë | 3 vite më parë

Kremlini monitoron situatën rreth Valery Zaluzhny pasi komandanti ushtarak ukrainas refuzoi kërkesën e Presidentit Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy) për të dhënë dorëheqjen

Kremlini tha se po monitoronte situatën rreth Valery Zaluzhny, komandantit të lartë ushtarak të Ukrainës, pasi mediat perëndimore dhe ukrainase thanë se Presidenti po përpiqej të largonte Zaluzhny.

Raportet e mediave, të cilat i atribuohen burimeve të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje, thanë se Zelenski në një takim të hënën i kishte ofruar Zaluzhny, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, një rol të ri, por gjenerali kishte refuzuar.

Duke komentuar situatën rreth Zaluzhny, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “Sigurisht që ne po e ndjekim këtë. Ka ende shumë pyetje. [Por ] një gjë mbetet e qartë – regjimi i Kievit ka shumë probleme, gjërat nuk po shkojnë mirë atje.

Është e qartë se kundërofensiva e dështuar [verë ] dhe problemet në front po çojnë në kontradikta në rritje midis përfaqësuesve të këtij regjimi të Kievit. Këto kontradikta do të rriten ndërsa operacioni special ushtarak vazhdon të jetë i suksesshëm”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme