Regjistrimet në universitete/ Tre programe në Elbasan rrezikojnë të mbyllen, nuk ka interes për to

Sociale | 3 vite më parë

Tre programe studimi në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” rrezikojnë të mbyllen këtë vit për shkak të mungesës së interesit.

Gjatë raundit të parë të regjistrimeve që u mbyll të hënën, në to nuk pati asnjë student të regjistruar.

Drejtori i Kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi, thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta, ndërkohë që raundi i parë u mbyll me 836 regjistrime.

Infermieria e përgjithshme, fizioterapia dhe disa degë të informatikës rezultojnë më të kërkuarat nga studentët.

Studentët që nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme