Rekord të prekurish ditorë nga Covid-19 në Greqi

Greqi | 6 vite më parë

Greqia konfirmoi 2 512 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me 7 nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY). Greqia ka konfirmuar 219 521 infeksione nga fillimi i pandemisë. Gjithsej 545 pacientë janë në ventilator në spitale dhe mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. Për më tepër, 444 pacientë me Covid-19 u pranuan në spitale në 24 orët e fundit, një rënie prej 4,31% që nga dita e mëparshme. Pranimi mesatar i pacientëve me Covid-19 në spitale ishte 430 gjatë 7 ditëve të fundit. Ka edhe 52 vdekje të reja të konfirmuara duke e çuar numrin e viktimave të pandemisë në 7 038.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme