Rëndohen simptomat e të sëmurëve alergjikë, mjekët: Përdorni maskë kur dilni në rrugë

Sociale | 3 vite më parë

Kemi mbi një muaj që kemi hyrë në sezonin e alergjive dhe kjo për pacientët kronikë është koha më e vuajtuar e vitit për ta. Teshtimat, lotimet e syve dhe shqetësimet në frymëmarrje ka bërë që në dyert e qendrave shëndetësore por edhe në QSUT të kërkohet ndihma e mjekut

Të dhënat flasin se 1 në 4 të rritur preket nga polinoza ose alergjitë e stinës dhe rastet e reja po shfaqen çdo vit në shtim. Shkaqet e lidhura me ndotjen e mjedisit dhe përdorimi i kimikateve të ndryshme mbeten një problem madhor për politikbërësit.

Mjekët flasin edhe për prekje të moshave të vogla.

E ndërsa simptomat po shfaqen më të rënda se më parë dhe pacienti mund të kalojë kriza të forta të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, mjekët apelojnë për përdorim të maskës gjatë orëve të daljes në rrugë dhe vaksinim në tre doza.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme