Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Peshavar

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe 127 të tjerë janë plagosur nga në sulmi vetëvrasës në xhami që kishte në shënjestër policët në qytetin Peshavar në Pakistan. Sipas mediave ndërkombëtare, xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë, ndërkohë që vijon hetimi për të zbardhur detajet mbi mënyrën se si sulmuesi hyri brenda.
Në lidhje me sulmin, Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Peshavarit tha se autoritetet dyshojnë së janë përdorur 12 kilogramë eksploziv.
Ekipet e shpëtimit janë duke vijuar punën për shpëtimin e personave të tjerë nën rrënoja, por shpresat për t’i nxjerrë të gjallë është gati e pamundur. ( Sipas RTSH )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




