Replikat pas debateve në Komision, Basha: Turp për këta burrecë të vegjël. Bardhi: Nga shtëpia kujdeset të shtojë katet në Kulla

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Gazment Bardhi kanë replikuar në distancë pas tensioneve në Komisionin e Medias mes deputetëve të opozitës. Deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me deputeten e PD-së, Flutura Açka, njëherazi kryetare e Komisionit, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtore të maxhorancës.
Referuar deputetëve të opozitës, në një postim në X (dikur Twitter), Basha shkruan se skenat e prodhuara në Komisionin e Medias “vetëm provojnë se sa të dobët janë”.
“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, veprim forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bardhit, i cili, duke shprehur keqardhjen për debatin me kolegët opozitar, theksoi se, “është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancën në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama“.
Sipas tij, një pjesë e deputetëve të opozitës po provokojnë një“normalitet të rremë”, ndërsa i drejtohet Bashës me akuzën se “po kujdeset të shtojë katet në Kulla”.
“Ajo është vetëm strategjia e një të paburra, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij”, përfundon reagimi i Bardhit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



