“Republika e Rakisë”, Tirana nismë për promovimin e pijes tipike shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore

Piramida do të mbledhë ekspertët dhe prodhuesit më të mirë të rakisë në një event unik.
Bashkia e Tiranës sjell më 8-9 dhjetor eventin “Republika e Rakisë”, e cila ka në fokus një nga pijet tradicionale shqiptare “rakinë”, si një produkt tipik dhe turistik shqiptar i cili është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
Ky event do të mbledhë së bashku aktorë të ndryshëm, operatorë, prodhues, personalitete të njohura dhe ekspertë të fushës së rakisë, enologë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët do kenë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme mbi promovimin e pijes tradicionale shqiptare ‘raki’ dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes operatorëve dhe prodhuesve shqiptarë.
Ky projekt synon rritjen e prodhimit të rakisë si produkt tipik tradicional dhe turistik e po ashtu edhe promovimin e këtij produkti tek turistët dhe rezidentët e huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




