Reshjet/ Dëmtohen akset rrugore në Gramsh

Sociale | 4 vite më parë

Reshjet  e  këtyre  ditëve  të  fundit  po  sjellin  dëmtime  të  infrastrukturës rrugore rurale në rrethin e Gramshit. Akset rrugore të 4  njësive administrative e fshatrave të tyre që i lidhin me qytetin e  Gramshit kanë patur rrëshqitje të dherave, bllokim të tyre për 2 deri në 3 ditë dhe kalimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë.

Pak ditë më parë 50 vizitorë nga Tirana që donin të shkonin në  ujvarën e Sotirës që është një nga 18 pikat turistike në Gramsh nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacion për shkak të daljes së  përroit nga shtrati. Banorët dhe shoferët e autobuzëve thonë se kalimi është tepër i vështirë. 

Punonjësit e bashkisë kanë zbritur në terren dhe kanë nisur punën  për hapjen e atyre segmenteve rrugore që janë më problematike, me qëllim normalizimin e situatës për kalimin e automjeteve.   

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme