Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Korçë, situatë më problematike në fshatin Zemblak

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin pasditen e kësaj të enjte (15 qershor) kanë në sjellë problematika në fshatrat e Korçës.
Në fshatin Zemblak, dëmet janë të shumta, ku prurjet e vrullshme të ujit kanë bllokuar rrugët, ndërsa prezencë uji ka edhe në disa banesa.
Po ashtu edhe në Dishnicë situata është problematike, ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët. Në terren ndodhet ekipet e emergjencave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




