Restaurohet objekti i lashtësisë, pusi venecian kishte pësuar dëmtime nga trazirat e vitit 1997

Sociale | 3 vite më parë

Kalaja “Rozafa” është një nga sitet më të lashta arkeologjike të Shkodrës. Brenda hapësirave të saj, veç mureve gjenden objekte të lashtësisë.

I tillë është edhe pusi venecian, një vepër arti në gurë, njohur ndryshe si gryka e sterës që i përket shek. XVII.

Objekti, i cili u dëmtua gjatë trazirave të vitit 1997, në tentativë për t’u vjedhur, falë ndërhyrjes restauruese nga DRTK Shkodër, sot ka marrë një pamje tjetër.

Fluksi i shtuar i vizitorëve në kalanë “Rozafa” dikton domosdoshmërinë e kujdesit ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore nga dëmtimet e mundshme.

Stera e pestë, e cila ndodhet në oborrin e tretë, prodhim venecian, furnizonte me ujë deri vonë edhe banesën e vezirëve Bushatlli të Shkodrës që gjendej aty ngjitur por që sot nuk ekziston më.

 Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme