Rezultati i zgjedhjeve, grupimet në PD ende larg bashkimit

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ku asnjë nga grupet e opozitës nuk arriti të mundë të majtën, trazoi sërish ujrat në kampin blu. Në parim disa përfaqësues të së djathtës flasin për bashkim por pa dhënë ide si duhet të shkohet drejt këtij objektivi
“Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim” tha Jorida Tabaku.
Ka dhe ide më konkrete ku Berishën e shohin si pjesë të bashkimit të PD-së por jo si drejtues të demokratëve.
“Ka rolin e tij për të luajtur, secili duhet të shohë nga vetja. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate që ka marrë. Mund të jemi pjesë e një zgjidhje që shkon përtej nesh. Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ky është presioni që duhet bërë”, tha Ferdinan Xhaferaj
Ndërsa Salianji e sheh me skepticëzëm ofertën e bashkimit nga grupimi i PD-së zyrtare. Madje të tillë e konsideron procesin e zgjedhjes pas dorëheqjes së Alibeajt.
“Të gjithë deputetët e opozitës duhet të bëjnë mbledhje bashkë e të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk ka interesa të përbashkëta me demokratët e bazës, opozita duhet të bëjë një organizim të ri” thotë Salianji.
Për grupin e Berishës ky i fundit nuk ka pse të japë dorëheqjen, pasi edhe pse zgjedhjet e 14 majit nuk ishin të lira e të ndershme, sipas tyre. Berisha mori 500 mijë vota, kundrejt 4% të PD-së zyrtare.
“Të gjithë ata që bëjnë luftën që të iki Berisha duan që të lënë PD të shkalafitet. Kjo është loja që bën Rama me Alibeun,” beson Paloka
Ndërkohë maxhoranca sheh debatet që ndodhin mes të djathtës dhe hedh poshtë çdo pretendim të demokratëve për bashkëpunim me Alibeajn. Përgënjeshtron të ketë takuar edhe Bashën.
“Jo nuk e kam takuar. Unë kam qëlluar të jem në ashensor dhe me Sali Berishën por jo nuk e kam takuar” thotë Balla.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




