Ri-ngrihet orkestra sinfonike e Korçës, 100 vite më parë është mbajtur koncerti i parë i këtij formacioni

Orkestra simfonike e Korçës, e para e këtij lloji në Shqipëri, është krijuar në vitin 1924. Pikërisht 100 vite më vonë, kjo orkestër është ri-ngritur nën drejtimin e mjeshtrit, Ilir Erzeni.
Orkestra ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në ceremonisë e inaugurimit të qendrës së kulturës dhe inovacionit. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndësishme në Korçë, ku pas shumë viteve mungesë rikthehet Orkestra Simfonike.
Ri-ngritja e orkestrës është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës. Për mjeshtrin Erzeni, Korça ka shumë talente, gjë që do të bëjë të mundur vazhdimësinë e këtij formacioni.
Mbrëmë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit krahas Orkestrës Simfonike janë interpretuar edhe këngët e njohura korçare edhe nga ‘Kori Lira’, formacioni i kompozitorit, Josif Minga, tenori Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Aurel Thëllimi e shumë artistë të tjerë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




