Rihapja e basteve sportive/ Meta akuza Ramës: Delenxhi, do të vendosë monopolin për familjen dhe klientelën e tij

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama për rikthimin e basteve online. Meta tha se Rama synon vendosjen e monopolit për familjen dhe klientelën e tij.
“Është një delenxhi që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Do të vendosë monopolin për familjen e tij dhe klientelën e tij. Mendon se do luaj bixhoz me të ardhmen e popullit”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë bëri publike dhe një video të Ramës teksa citonte Kuranin.
”Është një sfidë që e ndalon Kurani. Po, e ndalon. Jo, unë nuk e kam bërë (ndalimin e bixhozit) për shkak të Kuranit, por e ndalon Kurani. E thotë bukur, nuk e mbaj mend saktësisht, e thotë një verset i Kuranit”, ka theksuar Rama para disa vitesh ne një emision”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




