Rikthehet çiklokrosi

Rikthehet çiklokrosi pas 22 vitesh harresë, ndërsa në Farkë, në Parkun Helen, u zhvillua kampionati kombëtar. Habib Llana për kadetë, Ankel Limaja për të rinj, Nelia Kabetaj për të rritura dhe Olsian Veliaj për Elitë dhe U-23 ishin fitues e garës.
“Kam bërë fort në xhiron e parë dhe të dytë. Kam bërë dhe gap-in dhe kam mbajtur ritmin gjithë xhiron dhe ka shkuar mirë deri në fund gara”, shpjegon Kabetaj
“Unë vij nga një përgatitje e mirë nga që kemi bërë shumë gara dhe aktivitete me kombëtaren. Forna fizike ishte shumë e mirë dhe kjo më ndihmoi që ta kaloja dhe këtë terren e të dilja kampion i çiklokrosit”, thotë Veliaj
“Ne kemi bërë shumë stërvitje për të arritur këtë fitore dhe në fakt ishte shumë e vështirë si garë”, tregon Limaja
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, pasi ka falënderuar të gjithë ata që bën të mundur zhvillimin e kësaj gare, ka patur dhe një thirrje për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
“Në qoftë se ne do të na mbështesi Kryeministria dhe ta marrë këtë sport e t’i japi një zhvillim siç i takon, apo dhe zhvillim shkollave, ashtu sikurse i ka dhënë basketbollit e volejbollit, çiklokrosi do të zhvillohet në të gjitha qytetet e Shqipërisë”, pohon presidenti Anxhaku.
Në këtë mënyrë çiklizmi mbyll aktivitetet kombëtare për vitin 2023.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




