Rikthehet Grand Gala/ TKOB, shfaqje online me rastin e festave të Fundvitit

Mbrëmja Grand Gala e fundvitit 2019 “Alles Walzer 2″, ku u shijua muzika e mrekullueshme e Strauss dhe e autorëve të tjerë vjenezë do të vijë sërish për publikun artëdashës të TKOB nëpërmjet transmetimit online në Facebook dhe youtube të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kjo shfaqje ishte edhe një nismë e këtij institucioni, pasi të ardhurat e këtij koncerti do të shkonin në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shfaqja do të vijë në ditët e para të vitit të ri 2021 dhe për të qenë afër publikut të TKOB me rastin e festave, ku përmes solistëve vokalë, trupës së baletit, korit dhe instrumentistëve ky institucion do t’i urojë të gjithë shqiptarëve Festat.
Artistët që kanë performuar në këtë mbrëmje Gala janë disa nga emrat më të njohur të muzikës klasike shqiptare si Ingrid Pulizo, Eva Golemi, Ramona Tullumani, Armando Likaj, Armaldo Kllogjri, dirigjent Dritan Lumshi, kuarteti i harqeve, solistët e baletit, trupa e baletit, me pjesët dhe veprat më të mira klasike të përzgjedhura nga bordi dhe drejtuesit e TKOB.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




